Ndërlidhjet

Kabuli ndalon gazetat pakistaneze


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Afganistani i ka ndaluar të gjitha gazetat nga Pakistani, në një lëvizje, që Ministria e Brendshme, thotë se ka për qëllim që të bllokojë talebanët në ndikimin e opinionit publik nëpërmjet shtypit.

Ministria ka thënë se gazetat janë bërë një “burim propagande” për zëdhënësit talebanë.

Ministria tha se policia kufitare afgane është urdhëruar që të konfiskojë të gjitha gazetat pakistaneze në provincat lindore të Kunarit, Nuristanit dhe Nangarharit pranë kufirit me Pakistanin.

Ndalesa afgane ka mundësi që të rrisë tensionet ndërmjet vendeve fqinje.

Raportet kanë qenë edhe ashtu të tendosura në muajt e fundit për shkak të sulmeve ndërkufitare, për të cilat Kabuli e ka fajësuar ushtrinë pakistaneze.

Islamabadi ndërkaq, akuzon Afganistanin se ka dështuar t’i ndalojë militantët anti-qeveritarë që operojnë të strehuar në anën afgane të kufirit.
XS
SM
MD
LG