Ndërlidhjet

Ngasësi i dehur përplaset në stacion, 7 të vdekur


Fotografi ilustruese nga arkivi
Fotografi ilustruese nga arkivi
Shtatë persona janë mbytur dhe shumë të tjerë janë lënduar, kur siç raportohet, një ngasës i dehur ka goditur një stacion autobusi të shtunën në Moskë.

Raportet e mediave thonë se shumica e viktimave ishin adoleshentë. Zyrtarët thanë se ngasësi po ngiste shpejtë, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në stacionin e autobusëve.

Zëdhënësi i policisë së Msokës i ka thënë Interfax-it, se ai dukej të ketë qenë i dehur.

Vozitësi, që thuhet se është 29 vjeç, po mbahet nën përcjellje të policisë në spital.

Raportohet se një pasagjer që ishte në makinë dhe një kalimtar rasti janë shtruar po ashtu në spital.
XS
SM
MD
LG