Ndërlidhjet

Qeveria pakistaneze s'mbështet shpërblimin për vrasjen e autorit të filmit


Protestat në Lahore...
Protestat në Lahore...
Kryeministri i Pakistanit ëshët distancuar nga deklarata e një ministri të kabinetit të tij, i cili ka ofruar shpërblim për vrasjen e autorit të filmit anti-islamik “Pafajësia e Myslimanëve”.

Një zëdhënës i kryeministrit Raja Pervez Ashrafm i tha AFP-së se ofrimi i shëprblimit “nuk është politikë e qeverisë.”

Ministri i Hekurudhave, Ghulam Ahmed Bilour tha se ai do të paguante shpërblimin nga xhepi i vet.

“Unë njoftoj sot se nëse dikush e vret këtë blasfemist, që abuzon profetin e shenjtë, do t’i japë atij personi një çmim prej 100 mijë dollarësh”, ka thënë Bilour.

Nga protestat e nxitura prej filmit privat “Pafajësia e Myslimanëve” vetëm në Pakistan kanë vdekur më shumë se 20 persona.

Origjina e filmit mbetet e paqartë, por, Nakula Bejsli Nakula, që dyshohet se qëndron pas filmit, është fshehur.
XS
SM
MD
LG