Ndërlidhjet

Lukashenko: Zgjedhjet në Bjellorusi "model për botën"


Presidenti i Bjellorusise Aleksander Lukashenko.
Presidenti i Bjellorusise Aleksander Lukashenko.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë janë të vlefshme, pasi pjesëmarrja e kërkuar prej 50 për qind është kaluar.

Partitë e opozitës kanë bërë thirrje për një bojkot të votave, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë.

Më herët, presidenti Aleksandër Lukashenko, iu tha gazetarëve pas hedhjes së votës së tij në Minsk, se vëzhguesit ndërkombëtarë duhet “të mësojnë të organizojnë zgjedhje ashtu si janë bërë në Bjellorusi – të hapura dhe të ndershme.”.

Ai tha gjithashtu tha se shpreson për marrëdhënie më të mira me Perëndimin pas zgjedhjeve.

Lukashenko është president i Bjellorusisë që nga viti 1994.
XS
SM
MD
LG