Ndërlidhjet

Ban takon Jahjagën e Thaçin


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun dhe kryeministri Hashim Thaçi, Nju Jork.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun dhe kryeministri Hashim Thaçi, Nju Jork.
Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga presidentja Atofete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, që gjendet në Nju Jork për të përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është pritur në selinë e OKB-së nga Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Sipas një njoftimi për media të kabinetit presidencial, në takimin me sekretarin Ban. pesidentja Jahjaga e ka vlerësuar si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë këtë verë duke theksuar se “Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, që kanë punuar me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në shtet ndërtimin e saj”.

Duke folur për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, presidentja Jahjaga citohet të ketë thënë se “institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësitë e plota duke siguruar, njëkohësisht, se parimet themelore të përcaktuara me Kushtetutë dhe me
Deklaratën e Pavarësisë do të zbatohen për të gjitha komunitetet. Ajo tha se Kosova ka hapur një kapitull të ri si kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Në po të njëjtin njoftim, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mooncitohet të ketë thënë se për “Kosovën është me rëndësi ruajtja e stabilitetit” dhe se të gjitha gjitha çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se “i gjithë rajoni duhet të shikojë kah integrimet euroatlantike dhe të punojë më shumë në ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes dhe vlerësoi rolin që po luan BE-ja në gjithë rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG