Ndërlidhjet

Ban i tërheq vërejtjen Iranit


Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki-moon
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka paralajmëruar presidentin iranian Mahmud Ahmedinexhad për rreziqet e "retorikës provokuese".

Ban u takua me Ahmedinexhadin të dielën në Nju Jork përpara mbledhjes vjetore të kësaj jave të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Paralajmërimet e Banit vijnë pas deklaratës së Amir Ali Hajizadeh, një gjeneral brigade në Gardën Revolucionare Islamike, se Irani mund të fillojë një sulm parandalues ndaj Izraelit, nëse sigurohet se shteti hebre po përgatitet për sulm ndaj Iranit.

Ban i tha gjithashtu Ahmedinexhadit se Irani duhet të bëjë ç'është e mundur për të siguruar komunitetin ndërkombëtar se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Irani mohon akuzat perëndimore se fshehtas po zhvillon armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG