Ndërlidhjet

Bie besimi në bizneset gjermane


Ilustrim
Ilustrim
Në Gjermani ka rënë besueshmëria në biznes për të pestin muaj radhazi. Një studim i qendrës kërkimore IFO me seli në Mynih, thotë se indeksi për klimën e biznesit ka rënë në 101.4, nga 102.3 sa ishte në muajin gusht.

Rezultatet e shtatorit janë më të ultat në 30 muajt e fundit.

Kompania ka anketuar rreth 7 mijë shefa të bizneseve për të hartuar rezultatet e saj dhe iu ka kërkuar atyre vlerësimin mbi ekonominë aktuale dhe parashikimet e tyre për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa shumë vende të Evropës po përjeton krize ekonomike, Gjermania ka mbetur e fortë, duke treguar rritje modeste prej 0.3 për qind në tremujorin e dytë.
XS
SM
MD
LG