Ndërlidhjet

Baku - protesta para Ambasadës franceze


Baku - foto arkivi
Baku - foto arkivi
Dhjetëra qytetarë janë tubuar jashtë Ambasadës së Francës në Baku, për të protestuar kundër karikaturave të Profetit Muhamed, të publikuara në një revistë franceze.

Policia ka shpërndarë protestuesit, duke arrestuar disa prej tyre.

Revista “Charlie Hebdo” ka publikuar karikaturat e Profetit javën e kaluar, në kohën kur protestat anti-amerikane në botën arabe kanë arritur kulmin.

Protestat janë nxitur nga një film anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Kundër tij sot është protestuar edhe në Nigeri, Shri Lankë dhe Filipine.

Të premten e kaluar, në Pakistan kanë humbur jetën 15 persona, në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë.
XS
SM
MD
LG