Ndërlidhjet

New York Times: Shprehja e Lirë në epokën e YouTube-it


YouTube
YouTube
Një nga sfidat e epokës digjitale, siç ka treguar rasti i YouTube, është se shprehja e artikuluar në një pjesë të botës, mund të shkaktojë kaos në pjesën tjetër, shkruan në një artikull të sotëm, New York Times.

Në artikull analizohet kufiri mes shprehjes së lirë dhe kalimit në nxitje të urrejtjes.

“Kompanitë zakonisht nuk i japin llogari askujt, por vetëm aksionerëve të tyre. Kompanitë e internetit janë një lloj tjetër. Për shkak se ato trafikojnë fjalën- në vend se, të themi, shurupin e misrit ose avionët luftarakë - ata marrin vendime çdo ditë se çfarë lloj i shprehjes është i lejuar dhe ku. Nganjëherë ato vihen nën presion për të shpjeguar se si kanë vendosur, në cilat ligje janë mbështetur, dhe si e bëjnë dallimin midis fjalimeve helmuese, që duhet të largohen dhe atyre që duhet të mbeten”, shkruan NYT.

Stuhia mbi videon provokuese anti-islamike të postuar në YouTube ka ngjallur debat të ri për këto çështje.

Artikulli sjell në pah kufizimin që vetë Google, e cila ka në pronësi YouTube, i ka bërë videos në disa vende arabe, diku për shkak të dhunës, e diku për shkak të ligjeve lokale.

Disa vende kanë bllokuar plotësisht YouTube, edhe pse kjo nuk e ka ndaluar gjakderdhjen.
Kompania vuri në dukje rregulloret e saj të brendshme për të shpjeguar se pse ka refuzuar thirrjet për ta larguar tërësisht videon.

“Videoja, nuk plotëson përkufizimin e YouTube për nxitjen e urrejtjes, dhe kështu është lejuar të qëndrojë në web”.

Shpjegimi, shkruan NYT zbuloi jo vetëm sfidat para kompanive si Google, por edhe faktin se sa të paqarta mund të jenë ato në shpjegimin e vendimeve në lidhje me atë që mund të thuhet në platformat e tyre.

Google, Facebook dhe Twitter marrin qindra mijëra ankesa rreth përmbajtjes çdo javë.
Disa ekspertë ligjorë thonë se Google ka pasur të drejtë, që në mënyrë selektive ka kufizuar qasjen në videon e papërpunuar anti-islamike pas dhunës së jashtëzakonshme që shpërtheu.

Por, ata thonë se publiku meriton të dijë se si kompanitë private i marrin këto vendime çdo ditë, në të gjithë botën.

Ekspertët, sipas NYT, kanë ofruar këshilla, si ajo për ngritjen e një bordi mbikëqyrës të ekspertëve rajonalë apo përdoruesve të shpeshtë të YouTube nga e gjithë bota për të marrë vendime të vështira.

Por, natyra e YouTube e bën këtë një detyrë të vështirë. Çdo analizë do të kërkonte kontrollimin e miliarda videove sikurse edhe ligjet e shteteve të ndryshme.

Privatisht, kompanitë, po përballen me këtë çështje ka kohë të gjatë.

Iniciativa Globale e Rrjeteve, një kuvend i shefave ekzekutivë, akademikëve e avokatëve ka nxjerrë udhëzues jobobligues se si të reagohet ndaj kërkesave të qeverisë për filtrimin e përmbajtjes.

Të njëjtit kanë diskutuar Ligjin kundër Shpifjes për të definuar nxitjen e urrejtjes.

Nxitja e urrejtjes është një nocion fleksibil, dhe do të ketë argumentime nëse ai mbulon fjalimet si ato që çojnë në dhunë(rasti i Ruandës) ose poshtëron grupet (si mohimi i Holokaustit), dhe ne anën tjetër argumentimet për shprehje absolute të lirë.

Prapa dyerve të mbyllura, kompanitë e internetit, here pas here marrin vendime të vështira në lidhje me përmbajtjen.

Apple dhe Google gjatë këtij viti tërhoqën një aplikacion për telefona mobilë të prodhuar nga Hezbollahu.

Në vitin 2010 YouTube ka hequr linqet për fjalimet e klerikut të lindur në Amerikë Anwar al-Awlaki, në të cilat promovonte sulmet e dhunshme terroriste.

Përgatiti: Albana Isufi
XS
SM
MD
LG