Ndërlidhjet

Lirohen “komplotistët” e karikaturistit të Muhamedit


Lars Vilks
Lars Vilks
Një gjykatë suedeze ka liruar të hënën tre persona, që dyshohej se kanë planifikuar të vrasin një artist suedez – karikaturist i Profetit Muhamed.

Gjykata e Apelit në Goteborg tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të dënuar tre personat – dy shtetas suedez me origjinë irakiane dhe një somalez.

Ata janë arrestuar në një galeri artesh në Goteborg, më 11 shtator, 2011, në një ekspozitë që ndiqej nga artisti Lars Vilks.

Vilks ka jetuar nën mbrojtjen e policisë nga viti 2007, kur vizatimet e tij kanë nisur t’i shkaktojnë kërcënime me vdekje.
XS
SM
MD
LG