Ndërlidhjet

Krasniqi premton përkrahje për Zyrën në veri


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur në një takim shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq.

Hoxhiq mësohet ta ketë njoftuar kreun e legjislativit me planet që ka kjo zyrë në të ardhmen, si “në aspektin e ofrimit të kushteve sa më të mira për shërbime administrative për qytetarët, ashtu edhe në aspektin e realizimit të disa projekteve zhvillimore, posaçërisht në infrastrukturë”.

Krasniqi ka thënë se Zyra në veri do të ketë përkrahje për realizimin e detyrave të saj, si nga Kuvendi, ashtu edhe nga institucionet tjera të Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Zyra Administrative në veri të Mitrovicës është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës në maj të këtij viti.
XS
SM
MD
LG