Ndërlidhjet

Nishani kërkon respektimin e vendimit të GJND-së për Kosovën


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani - foto arkivi
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani - foto arkivi
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në një sesion kushtuar shtetit ligjor.

“Historia e njerëzimit është në fakt edhe historia e evolucionit të ligjit. Sa herë kemi humbur vizionin për ligjin, jemi përballur me trazira”, ka deklaruar Nishani.

Gjatë fjalimit të tij, Nishani ka thënë se Shqipëria ka mbështetur dhe gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë mandatet e gjykatave ndërkombëtare për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në luftën ndaj pandëshkueshmërisë, si dhe në vendosjen e standardeve të një drejtësie botërore në interes të paqes dhe sigurisë.

Nishani, duke iu referuar referuar rastit të Kosovës, pavarësia e së cilës është shpallur legjitime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që vendimi i së cilës nuk njihet nga Republika e Serbisë, ka thënë:

“Është për të ardhur keq që nganjëherë vendimet dhe mendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Nishani.

GJND-ja ka shpallur legjitim aktin e shpalles së pavarësisë së Kosovës më 22 korrik të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG