Ndërlidhjet

Austria do të ndihmojë integrimin e Kosovës


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në selinë e Kombeve të Bashkuara presidentin e Austrisë, Heinz Fischer.

Jahjaga ka falënderuar Fischerin për “ndihmën që Austria i jep Kosovës në të gjitha fushat dhe për mbështetjen e fuqishme në konsolidimin e shtetësisë së saj”.

Presidentja ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm me përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së saj dhe ka vlerësuar rolin e Austrisë në këtë rrafsh, si pjesë e misioneve ushtarake dhe civile.

Presidenti i Austrisë, Fischer, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Austrisë dhe Kosovës duhet të thellohet në të gjitha fushat. Ai ka theksuar se Qeveria austriake është e angazhuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në sundimin e ligjit.

Jahjaga po qëndron në Nju Jork për të përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG