Ndërlidhjet

SHBA kritikon zgjedhjet në Bjellorusi


Minsk
Minsk
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka cituar një vlerësim paraprak të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ka thënë se votimet “nuk kanë qenë konkurruese që nga fillimi”, për shkak të zgjedhjes së kufizuar për votuesit, anshmërisë së Komisionit Zgjedhor dhe mungesës së procedurave të duhura të numërimit.

Asnjë anëtar i opozitës në Bjellorusi nuk ka siguruar ulëse në Parlamentin 110 vendesh.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se “respekti për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi, përfshirë lirimin dhe rehabilitimin e të gjithë të burgosurve politikë, mbeten thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG