Ndërlidhjet

Gjykohen dy marinsat që “urinuan” mbi talibanët


Insert nga videoja...
Dy marinsa amerikanë do të përballen me gjyqin ushtarak, për shkak të dyshimeve se kanë urinuar mbi trupat e pajetë të talibanëve në Afganistan.

Videoja e 39-sekondëshe e incidentit të vitit të kaluar, është shfaqur në fillim të këtij viti në internet, duke shkaktuar zemërime të mëdha në Afganistan.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka cilësuar veprimin e marinsave si “jonjerëzor”.

Tre marinsa të tjera janë shpallur fajtorë për vidon muajin e kaluar, por, megjithatë, ata nuk do të ndiqen penalisht.

Rreshterët Joseph Chamblin dhe Edwar Deptola ballafaqohen edhe me një seri akuzash për dështimin për të mbikëqyrur marinsat e rinj.
XS
SM
MD
LG