Ndërlidhjet

Kosovë: Në pjesën veriore u sulmua një shqiptar


Shqiptari 22 vjeçar, E. Dansefaj, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga një grup i personave të paidentifikuar në pjesën veriore të Mitrovicës, ka njoftuar policia.

Shqiptari ka pasur shenja të dukshme të lëndimeve dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit.

Sipas policisë, sulmi kishte ndodhur mbrëmë në orën 21:20, afër lokalit “Padrino”.

Rasti është regjistruar si vepër kriminale “sulm fizik dhe lëndim i rëndë trupor”, i motivuar mbi paragjykime dhe nga urrejtja etnike, ndërsa besohet se veprimet e tilla janë të organizuara nga grupe të strukturave të të rinjëve të përkatësisë etnike serbe, thotë policia e Kosovës.

Drejtoria rajonale e policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka kërkuar me përgjegjësi nga stafi udhëheqës i stacionit policor veri në Mitrovicë, që ta trajtoj me prioritet identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.
XS
SM
MD
LG