Ndërlidhjet

Nikoliq: Bisedime politike me Kosovën po, njohje kurrë


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq gjatë fjalimit në OKB
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq gjatë fjalimit në OKB
Serbia propozon bisedime direkte me Prishtinën, në nivelin më të lartë politik, në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kosovë të jetojnë më mirë, por kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar sot në Nju Jork, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që filloi sot, ai shpjegoi se Serbia kurrë nuk do ta pranoj Kosovën, sepse kjo është në kundërshtim me parimet e Aktit Përfundimtar të Helsinkit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999.

“Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës paraqet precedent dhe kërcënim afatgjatë për stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë”, tha Nikoliq.

Ai ka theksuar se Serbia do t’i plotësoj të gjitha obligimet nga marrëveshjet e arritura deri tash, por ka vlerësuar se këto marrëveshje ishin “plotësim i dëshirave të palës shqiptare” dhe “lëshim pe i udhëheqjes së atëhershme të Serbisë nën presionet e rënda”.
XS
SM
MD
LG