Ndërlidhjet

Rasmusen e ka falënderuar Ukrainën për kontribut në Kosovë


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme, është takuar me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich.

Me këtë rast, zoti Rasmusen e ka falënderuar Yanukovichin për kontributin në operacionet paqeruajtëse në Kosovë, Afrikë dhe gjetkë.

Presidenti i Ukrainës tha se e ka ftuar Rasmussenin për ta vizituar Ukrainën, “por kjo është e mundshme, vetëm pas zgjedhjeve paralamentare”.

Ai i ka lavdëruar raportet Ukrainë – NATO, duke thënë se në përgjithësi “jemi të kënaqur me dinamikat e marrëdhënieve me NATO-n”, raporton agjencia Interfax.

Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë mbahen më 28 tetor.
XS
SM
MD
LG