Ndërlidhjet

OKB: Fonde për gratë në zgjidhjen e konflikteve


Presidenti Barack Obama (majtas) dhe ish presidenti Bill Clinton, në kuadër të Iniciativës Globale Clinton në Nju Jork
Një përpjekje e Kombeve të Bashkuara për të krijuar më tepër hapësirë për gratë në zgjidhjen e konflikteve, ka marrë mbështetje financiare.

Organizata Joqeveritare në Shtetet e Bashkuara, Instituti për Sigurinë Inkluzive, ka shpallur dhënien e shumës prej dy milionë dollarësh, për ta avancuar pjesëmarrjen e femrave në përpjekjet për arritjen e paqes.

Shefja e këtij instituti me seli në Boston, ish ambasadorja amerikane, Swanee Hunt, tha se financimi i ri do të përdoret për vendosjen e ekspertëve për të punuar me zyrtarët qeveritarë, legjislatorët dhe liderët civilë, për shtimin e numrit të grave në ekipet negociatore.

Këtë deklaratë ajo e dha gjatë Iniciativës Globale Klinton, që kryesohet nga ish presidenti amerikan, Bill Clinton, mbrëmë vonë në Nju Jork.

Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara nga viti 2000, bënte thirrje që gratë të përfshihen në poste vendim marrëse në secilin nivel të ruajtjes dhe ndërtimit të paqes.
XS
SM
MD
LG