Ndërlidhjet

"Obama e sheh sulmin në Libi si terrorist"


Presidenti amerikan Barack Obama dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton
Presidenti amerikan Barack Obama dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama e konsideron sulmin e para disa ditëve në konsullatën amerikane në Libi si sulm terrorist.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se “ai është një rast që në pikëpamjen tonë si administratë dhe në pikëpamjen e presidentit, është një sulm terrorist”, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Komentet e Carney-it vijnë pasi që kandidati republikan për president Mitt Romney e akuzoi Obamën se ka dështuar ta cilësojë atë që sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton dhe zyrtarët tjerë kanë thënë- se sulmet në Bengazi janë akte terrorizmi kundër SHBA-së.

Obama në disa raste nuk e ka quajtur incidentin si sulm terrorist.

Ai në javën e kaluar ka thënë se ekstremistët e kanë përdorur një video anti-islamike si justifikim për të sulmuar interesat amerikane.
XS
SM
MD
LG