Ndërlidhjet

Spanja miraton buxhetin e "shkurtimeve"


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Qeveria spanjolle pritet të miratojë të enjten buxhetin për vitin 2013, në të cilin pritet të përfshihen 39 miliardë euro nga shkurtimet në shpenzime dhe nga rritja e taksave.

Masat vijnë në mesin e protestave në rritje dhe pritjeve se Spanja do të kërkojë ndihmë financiare nga patnerët e saj në eurozonën 17 anëtarëshe.

Spanja, borxhet e së cilës janë parë si kërcënim për stabilitetin e eurozonës, është vënë nën presion të madh për të kërkuar pako shpëtimi nga Banka Qendrore Evropiane.

Por, një pako e tillë do të nënkuptonte masa të tjera shtrënguese për vendin e goditur tashmë nga recesioni dhe nga papunësia prej 25 për qind.

Mijëra protestues janë tubuar afër parlamentit në Madrid për natën e dytë me radhë për të protestuar kundër masave shtrënguese.

Të martën, policia ka gjuajtur me plumba gome për të shpërndarë protestuesit.
XS
SM
MD
LG