Ndërlidhjet

Arrestohet lideri i opozitës sllovene


Zoran Jankoviq
Zoran Jankoviq
Policia tha se lideri i opozitës së Sllovenisë, që njëherësh është edhe kryetar i Lubjanës, është arrestuar në një hetim të një rasti mbi korrupsionin.

Policia ka bastisur shtëpinë e Zoran Jankoviqit dhe zyrën e tij në kryeqytet të enjten, njofton agjencia e lajmeve, AP.

I biri i tij, biznesmeni, Jure Jankoviq, gjithashtu është arrestuar.

Byroja Kombëtare për Hetimin tha se policia ka bastisur 23 shtëpi në Slloveni në lidhje me një rast të korrupsionit. Zyra nuk dha hollësi të tjera.

Jankoviq dhe koalicioni i qendrës së tij të majtë Sllovenia Pozitive, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në dhjetorin e kaluar, por ai dështoi të formojë qeverinë dhe koalicion i qendrës së djathtë mori pushtetin.
XS
SM
MD
LG