Ndërlidhjet

Merkel anulon udhëtimin në Tunizi


Angela Merkel - Kancelare gjermane
Angela Merkel - Kancelare gjermane
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka anuluar udhëtimin e planifikuar për në Tunizi, në muajin e ardhshëm, për shkak të raportimeve lidhur me shqetësimet rreth nivelit të sigurisë që kanë kapluar botën arabe, pas protestave kundër videos anti-islamike, të prodhuar në SHBA.

Një zëdhënës i Merkelit tha se udhëtimi është anuluar pas një marrëveshjeje të përbashkët me qeverinë tuniziane, por refuzoi të tregonte arsyet e këtij anulimi.

Sidoqoftë, “Financial Times Deutschland”, në numrin e saj të sotëm, përmendi shqetësimet rreth sigurisë si arsyen kryesore të anulimit të vizitës së Merkelit.
XS
SM
MD
LG