Ndërlidhjet

Pavarësisht protestave, Spanja miratoi buxhetin shtrëngues


Protestë në Madrid kundër masave shtrënguese
Protestë në Madrid kundër masave shtrënguese
Qeveria e Spanjës miratoi sot buxhetin për vitin 2013, i cili përfshinë rreth 39 miliardë euro të shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Këto masa vijnë në një kohë kur numri i protestave është në rritje dhe pritjet janë të mëdha që Spanja të kërkojë ndihmë financiare nga partnerët e saj në eurozonë.

Spanja, me gjithë shpenzimet e huamarrjes, që shihen si një kërcënim për stabilitetin e eurozonës, ndodhet nën presion për të kërkuar paketa të ndihmës nga Banka Qëndrore Evropiane.

Por paketa të tilla të ndihmës financiare nënkuptojnë shtrëngime edhe më të mëdha për vendin, i cili veçse është goditur nga recesioni dhe ka arritur shifrën prej 25 % të të papunëve.

Me mijëra protestues u mblodhën mbrëmë në Madrid, para Parlamentit spanjoll, për të protestuar kundër masave të mëtejme të shtrëngimeve.
XS
SM
MD
LG