Ndërlidhjet

Del në shitje libri i parë për të rritur i Rowling


Në një librari në qendër të Londrës, një grua lexon "The Casual Vacancy", librin e parë për të rritur të autores J.K.Rowling
Në një librari në qendër të Londrës, një grua lexon "The Casual Vacancy", librin e parë për të rritur të autores J.K.Rowling
Libri i parë për të rritur i J.K. Rowling, autores së njohur të librave të Harry Potterit, libra këta për fëmijë, ka dalë sot në shitje në Britaninë e Madhe.

I publikuar pesë vjet pas lëshimit në shitje të librit të shtatë dhe të fundit të Harry Potterit, “The Casual Vacancy” ka marrë kritika të përziera, por ende vazhdon të jetë një prej librave që pritet të shitet më së shumti këtë vit në Britani.

Kritikët thonë se novela i ofron lexuesit një tregim për varfërinë, ambiciet dhe rivalitetin në një fshat anglez.

Nga ana tjetër, librat e Harry Potterit të kësaj autoreje janë shitur në më shumë se 450 milionë kopje anë e mbanë botës, duke e bërë Rowling autoren e parë miliardere në botë.
XS
SM
MD
LG