Ndërlidhjet

NATO rifillon operacionet e përbashkëta me afganët


Ilustrim
Ilustrim
Pentagoni njofton se shumica e trupave të drejtuara nga NATO kanë rifilluar operacionet e përbashkëta me forcat afgane, gati dy javë pasi komandantë kufizuan patrullimet me aleatët e tyre në Afganistan.

Kufizimi ishte caktuar pas një goditjeje nga një sulm i brendshëm, gjatë së cilës anëtarë të forcave të sigurisë afgane kthyen armët kundër aleatëve të tyre perëndimorë.

Të paktën 51 trupa të huaja kanë humbur jetën këtë vit nga sulme të kësaj natyre.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta tha se ky kërcënim i brendshëm nuk do t’i ndërrojë planet për t’ua dorëzuar sigurinë forcave afgane deri në fund të vitit 2014, duke i hapur rrugën tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG