Ndërlidhjet

Ashton: Para Nikolliqit, vendime të vështira


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka thënë se Beogradi "duhet të angazhohet me guxim" në bisedimet me Prishtinën.

Ajo i ka bërë këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ashton ka thënë se para Nikolliqit qëndrojnë “vendime të vështira”.

“Përfaqësuesja e lartë ka inkurajuar autoritetet serbe që të vazhdojnë me reformat dhe përpjekjet drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar të premten kabineti i zonjës Ashton.

Sipas së njëjtës, “hapat e Serbisë drejt përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, janë kyçë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e shtetit serb në BE”.
XS
SM
MD
LG