Ndërlidhjet

Lituani: Për dy dekada, 20% më pak banorë


Flamuri i Lituanisë
Flamuri i Lituanisë
Numri i banorëve të Lituanisë ka rënë gati për 20 për qind në dy dekadat e fundit.

Shërbimi i Qeverisë për Statistika ka bërë të ditur se Lituania, në fillim të shtatorit, ka pasur 2,988,000 banorë, 19,300 më pak se në janar.

Në vitin 1992, vendi baltik ka pasur 3.7 milionë banorë.

Kryesuesja e Shërbimit të Statistikave, Vilija Lapenijene, ka thënë se njëri nga shkaqet kryesore të shifrave është procesi i emigrimit.

Një numër i madh i lituanezëve ka emigruar në vendet e huaja, sidomos në Irlandë dhe Britani.

Në periudhën në mes të janarit dhe shtatorit numri i të vdekurve ka tejkaluar numrin e lindjeve me 4,200.

Qeveria është e shqetësuar që zvogëlimi i popullsisë ka ndodhur me gjithë hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian, në vitin 2004, si dhe me përmirësimin e standardit të jetesës në dhjetëvjeçarin e fundit.
XS
SM
MD
LG