Ndërlidhjet

Somali: Grupi Shebab është tërhequr nga baza e vet


Pjesëtarët e grupit militant Shebab
Pjesëtarët e grupit militant Shebab
Pjesëtarët e grupit Shebab, i ndërlidhur me al-Kaidën, thonë se janë tërhequr nga qyteti-port Kismajo, në jug të Somalisë. Qyteti Kismajo ishte baza e tyre e fundit.

Zëdhënësi i grupit Shebab, Sheik Ali Mohamud Rage, tha se komanda ushtarake e grupit ka urdhëruar tërheqje taktike gjatë natës.

Banorët në këtë territor kanë konfirmuar se militantët islamikë kanë lëvizur jashtë kufijve të qytetit, ndërsa radio stacioni i tyre nuk ka transmetuar program.

Ky zhvillim ndodhi një ditë pas sulmit në këtë qytet nga ana e Forcës së Unionit Afrikan në Somali.

Raportohet se në vendet prej nga militantët e grupit Shebab janë tërhequr, ata kanë kaluar në taktikë guerile.
XS
SM
MD
LG