Ndërlidhjet

Guantanamo: Shtetasi i fundit perëndimor dërgohet në Kanada


Pjesë e burgut amerikan në Guantanamo Bej
Pjesë e burgut amerikan në Guantanamo Bej
I burgosuri i fundit nga vendet perëndimore në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara, në Guantanao Bej, sot është dërguar në Kanada.

Shtetasi i këtij vendi, Omar Khadr, ishte zënë në Afganistan, në vitin 2002, kur ai ishte 15 vjeçar.

Ai kishte pranuar vrasjen e një ushtari amerikan në Afganistan në vitin 2010 dhe akuzat e tjera të ndërlidhura me terrorizëm, kështu që ishte dënuar me 40 vjet burg.

Tash, i dënuari Khadr, 26 vjeçar, do ta vuajë dënimin e mbetur në një burg në Kanada, me siguri maksimale, megjithqë pritet që ai të amnistohet brenda pak vitesh, sipas marrëveshjes ku përfshihej pranimi i tij se ishte mbështetës i al-Kaidës, që e ka vrarë një ushtar amerikan.

Ka dyshime se babai i tij ishte financues i al-Kaidës, ndërsa avokati i Khadrit ka pretenduar se babai ishte përgjegjës për dërgimin e djalit të tij në Afganistan dhe e ka detyruar atë të luftoj.
XS
SM
MD
LG