Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i brendshëm dy të jashtëm të vrarë


Një pjesëtar i NATO-s në Afganistan
Një pjesëtar i NATO-s në Afganistan
Një ushtar i NATO-s dhe në kontraktor civil janë vrarë nga një sulm i brendshëm i dyshuar në pjesën lindore të Afganistanit.

Duke e cituar një zëdhënës të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, AFP-ja raporton se incidenti i së shtunës, poashtu, për pasojë ka pasur edhe viktima ushtarake afgane.

Nuk është e qartë nëse ata janë vrarë nga personi i brendshëm ose nga përgjigjja me të shtëna e ushtarëve të NATO-s.

Kështu numri i ushtarëve të jashtëm të vrarë në Afganistan, nga sulmet e brendshme këtë vit, arriti në 52.

Më herët këtë muaj, Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, i kishte kufizuar operacionet e përbashkëta me trupat afgane, pas rritjes dramatike të sulmeve, në të cilat pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane i kthejnë armët kundër aleatëve perëndimorë.

Por, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, këtë javë tha se trupat e kanë vazhduar pjesën më të madhe të operacioneve të përbashkëta me forcat afgane.
XS
SM
MD
LG