Ndërlidhjet

Iran: Dënohet largimi i MKO-s nga lista amerikane e terrorit


Pjesëtarë të armatosur të grupit Mujahedeen-e-Khalq në Irak (fotografi nga viti 2003)
Pjesëtarë të armatosur të grupit Mujahedeen-e-Khalq në Irak (fotografi nga viti 2003)
Irani e ka dënuar administratën e Shteteve të Bashkuara për heqjen nga lista e organizatave të jashtme terroriste, grupin iranian në ekzil, Mujahedeen-e-Khalq (MKO).

Ministria e jashtme e Iranit, këtë vendim të datës 28 shtator, e ka përshkruar si “shkelje të së drejtës amerikane dhe obligimeve ndërkombëtare”, që mund t’i kërcënoj interesat amerikane.

Në kumtesën e ministrisë iraniane, mëtutje theksohet se me këtë veprim, “Shtetet e Bashkuara e marrin përgjegjësinë për operacione terroriste në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen”, nga ky grup.

Grupi MKO e kundërshton regjimin e klerikëve në Iran.

Anëtarët e këtij grupi patën luftuar së bashku me forcat irakiane të Sadam Huseinit, në luftën Irak – Iran, në periudhën 1980-1988.

Grupi ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara prej vitit 1997.
XS
SM
MD
LG