Ndërlidhjet

Gjykata në Moskë pritet të dëgjojë ankesën e Pussy Riot


Anëtaret e grupit pank, "Pussy Riot"
Anëtaret e grupit pank, "Pussy Riot"
Një gjykatë në qytetin e Moskës pritet të dëgjojë sot një ankesë nga tri anëtaret e grupit pank, “Pussy Riot”.

Në muajin gusht, këto tri femra u dënuan nën akuzën për huliganizëm dhe nxitje të urrejtjes fetare, si dhe u dënuan me nga 2 vjet burgim, për shkak të performimit të një kënge kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në Katedralen Ortodokse në Moskë.

Gjatë ditës së diel, Kisha Ortodokse Ruse, përmes një komunikate ka thënë se nëse këto tri femra tregojnë se “janë penduar”, atëherë fjaët e tyre “duhet të merren parasysh”.
XS
SM
MD
LG