Ndërlidhjet

Pakistan: Të paktën dy të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë pakistanezë të sigurisë bëjnë të ditur se një raketë e dyshuar amerikane ka vrarë të paktën 2 persona në veriperëndim të vendit, në afërsi me kufirin afgan.

Zyrtarët thonë se dy burrat e vrarë ishin duke vozitur një motoçikletë, në afërsi të qytetit Mir Ali, në Vaziristanin verior, në kohën kur u goditën nga raketa.

Nuk është bërë i ditur identiteti i të vrarëve.

Vaziristani verior njihet si qerdhe e militantëve të lidhur me Al-Qaedan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht nga Pakistani që të ndërmarrë veprime kundër këtij grupi, i cili është përgjegjës për disa prej sulmeve më vdekjeprurëse kundër trupave amerikane dhe aleatëve perëndimorë, në kufirin me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG