Ndërlidhjet

Viktima të reja në Siri, në mesin e tyre 5 fëmijë


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Aktivistët në Siri thonë se aeroplanët e qeverisë kanë bombarduar një qytet pranë kufirit më Turqinë, duke vrarë të paktën 12 persona.

Sipas burimeve të njëjta, në mesin e të vrarëve janë pesë fëmijë.

Qyteti Salqeen ndodhet në provincën Idlib dhe rreth 6 kilometra larg kufirit me Turqinë.

Numri i viktimave dyshohet se mund të rritet, pasi shumë njerëz thuhet se janë plagosur rëndë.

Kryengritja kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 27,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG