Ndërlidhjet

Prishtinë: Protestë e studentëve para Rektoratit


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” , sot ka protestuar një numër i studentëve në shenjë kundërshtimi me udhëheqjen e re të universitetit.

Studentët kanë thënë se e gjithë udhëheqja e re në këtë institucion është politike.

Pas hyrjes së studentëve në oborrin e rektoratit, ka intervenuar policia e Kosovës, duke i larguar protestuesit.

Studentët protestues kanë deklaruar se shumë emërime në Universitet janë bërë në saje të prapavijës politike të të përzgjedhurve.

Prej sot në krye të Rektoratit do të jetë Ibrahim Gashi, kurse prorektorë të zgjedhur deri më tash janë Nuri Behxheti dhe Lindita Tahiri.

Gjatë ditës së sotme, e cila edhe shënon vitin e ri akademik, rektori i deritanishëm, Mujë Rugova, ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashi, në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, ku ishin të pranishëm personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG