Ndërlidhjet

Stokholm: Kryeministri Thaçi u takua me ministrin e jashtëm Bildt


Ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt
Ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt
Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, tha sot se normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit është i rëndësishëm si për të dy vendet, ashtu edhe për Evropën.

“Normalizimi është i rëndësishëm. Ai është i rëndësishëm për Kosovën, për Serbinë dhe për Evropën”, tha Carl Bildt, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mëtutje, zoti Bildt, pas takimit me zotin Thaçi në Stokholm, ka vlerësuar se Kosova ka bërë “përparim të madh gjatë viteve të fundit, megjithqë mbetet edhe shumë punë për tu bërë”.

Bildt ka theksuar se “Suedia është një vend që beson në proces të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gazetarëve në konferencën për shtyp, se përjashtohet mundësia e ndarjes së Kosovës.

“Kemi raporte të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët”, tha Thaçi dhe shtoi se “në asnjë rast nuk e shqyrtojmë ndarjen”. Sipas tij, Kosova “zhvillon dialog me Serbinë”.

Mëtutje, ai ka theksuar se “po vazhdon lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” dhe se do të punohet në përshpejtimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Pritet që nesër, kryeministri Thaçi, i cili gjendet për vizitë në Suedi, të takohet edhe me kryeministrin e këtij vendi, Fredric Reinfeldt.
XS
SM
MD
LG