Ndërlidhjet

Gjeorgji: Parashikimet paszgjedhore indikojnë fitore të opozitës


Pamje nga zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji
Parashikimet paszgjedhore (exit polls) indikojnë që koalicioni opozitar “Ëndrra Gjeorgjiane”, do të fitoj më tepër se 50% të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë tha se rezultatet preliminare do të shpallen në orët e para pas mesnatës.

Më herët, KQZ-ja ka kërkuar nga të gjitha partitë, që morën pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare, të mos pretendojnë fitore, deri në shpalljen e rezultateve zyrtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Eka Azarashvili, tha se dalja në zgjedhje, deri vonë pasdite, ishte 53%.

Zgjedhjet e sotme në Gjeorgji shihen si madhore pasi sistemi politik i vendit po ndryshon, për t’i dhënë më tepër autoritet parlamentit dhe kryeministrit.

Për 150 ulëse në Parlamentin e Gjeorgjisë konkurrojnë 14 parti dhe dy blloqe politike.
XS
SM
MD
LG