Ndërlidhjet

Vritet një militant kurd në Siri


Kufiri turko-sirian
Kufiri turko-sirian
Observatori sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Londër, njofton se trupat turke kanë gjuajtur përtej kufirit, në Siri, duke lënë të vrarë një militant kurd dhe dy të tjerë të plagosur.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman tha se luftëtarët kurdë ishin duke patrulluar në kufi me Sirinë, në provincën siriane Hasaka, kur u qëlluan nga trupat turke.

Në Moskë, zëvendës ministri rus i punëve të jashtme, Gennady Gatilov tha se autoritetet turke dhe siriane duhet të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, për shkak të rritjes së numrit të radikalëve brenda opozitës siriane, të cilët mund të provokojnë konflikte në afërsi të kufirit.
XS
SM
MD
LG