Ndërlidhjet

SHBA: Gazetari amerikan po mbahet nga regjimi i Damaskut


Victoria Nuland - Zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit
Victoria Nuland - Zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit

Departamenti amerikan i shtetit mendon se një gazetar amerikan që është zhdukur në Siri është nën “mbikqyrjen” e Qeverisë së Sirisë.

Zëdhënësja Victoria Nuland foli për këtë çështje pas postimit të një videoje në You Tube, që supozohet se tregon gazetarin Austin Tice në duart e rrëmbyesve të tij.

Nuland tha se Departamenti i shtetit nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vërtetësinë e videos, e cila tregon gazetarin amerikan me ushtarë të maskuar e të armatosur, që sipas disa ekspertëve, përshkruhen si anëtarë të ndonjë grupi xhihadist.

Sipas Nuland, kjo video ka mundësi të jetë publikuar nga regjimi i Damaskut. Ajo shtoi se ka shumë arsye për të besuar se qeveria siriane është përgjegjëse për mbajtjen e gazetarit Tice.
XS
SM
MD
LG