Ndërlidhjet

Ligjvënësit armen i merret imuniteti


Parlamenti i Armenisë
Parlamenti i Armenisë
Parlamenti i Armenisë votoi sot për heqjen e imunitetit të një ligjvënësi.

Zyra e Prokurorit Gjeneral kishte kërkuar nga Parlamenti që t’ia largonte imunitetin Vardan Oskanianit, në mënyrë që prokurorët të lëviznin përpara me hetimin kundër pastrimit të parave.

Oskanian po përballet me akuza se ai ishte përpjekur të legalizonte rreth 1.4 milionë dollarë që i kishte marrë ilegalisht nga partnerët e tij, duke përdorur xhirollogarinë bankare të fondacionit të tij “Sivilitas”.

Ai ka mohuar këto akuza, duke thënë se janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG