Ndërlidhjet

Iraku kontrollon një aeroplan të Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet irakiane thonë se kanë kërkuar për armë në një aeroplan iranian, i cili zbriti në Bagdad gjatë rrugës për në Siri.

Zyrtarët thonë se nuk janë gjetur armë në këtë aeroplan dhe se ai është lejuar që të fluturojë për në Siri.

Reporterët thonë se kjo është hera e parë që Iraku realizon një kërkim të tillë në një aeroplan iranian.

Kjo ndodhi si reagim ndaj shqetësimeve të SHBA-ve se Iraku po i lejon aeroplanët e Iranit që ta përdorin hapësirën e tyre ajrore për të bartur pajisje ushtarake për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG