Ndërlidhjet

Greva paralizon trafikun në Belgjikë


Bruksel - foto arkivi
Bruksel - foto arkivi
Greva 24-orëshe e punonjësve të hekurudhave ka paralizuar trafikun në Belgjikë. Shërbimet ndërkombëtare drejt Londrës dhe Parisit janë prekur po ashtu.

Greva ka nisur të martën vonë dhe ka arritur kulmin në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Dhjetëra-mijëra qytetarë po shfrytëzojnë autostradat për të shkuar në kryeqytet, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

Punonjësit e hekurudhave thonë se kushtet e tyre të punësimit do të minohen me planin e ri për të ristrukturuar dhe modernizuar tri kompanitë që mbikëqyrin transportin hekurudhor në Belgjikë.
XS
SM
MD
LG