Ndërlidhjet

Dhjetë të plagosur gjatë protestës në Bishkek të Kirigizisë


Protesta e sotme në Bishkek
Protesta e sotme në Bishkek
Trupat e sigurisë dhe policia e Kirgizisë kanë shpërndarë sot një protestë masive në Bishkek, duke lënë dhjetë protestues të plagosur, tre prej të cilëve kanë marrë lëndime nga gjuajtjet me armë.

Më shumë se 1000 njerëz, të udhëhequr nga lideri i opozitës, Kamchybek Tashiev, u përplasën me policinë, duke bërë përpjekje që të hyjnë në zonën e rrethuar të ndërtesës së parlamentit.

Protesta fillimisht bënte thirrje për kthim në pronë shtetërore të minierës më të madhe të arit në Kirgizi.

Lideri opozitar, Tashiev, që ishte edhe vetë pjesëmarrës në protestë, bëri thirrje për rrëzim të qeverisë.

Ndërkohë, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellë, si dhe shtuan përforcimet e policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kirgizisë, Zarylbek Rysaliev tha se situata është nën kontroll, disa protestues janë arrestuar dhe se një arrestim i mundshëm i Tashievit do të vendoset nga prokurori i përgjithshëm.

Tashiev gëzon të drejtën e imunitetit nga përndjekja kriminale, pasi që është anëtar i parlamentit.
XS
SM
MD
LG