Ndërlidhjet

Presidentja e Malavit ia zvogëlon vetes pagën


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Malavit, Joyce Banda ka njoftuar se ajo do të marrë një pagë 30 % më të ulët, vetëm për të dëshmuar se edhe personalisht do të bëjë sakrifica, si pjesë e masave shtrëguese të qeverisë.

Banda, e cila është presidentja e dytë femër në Afrikë, pas Ellen Johnson Sirleaf të Liberisë, erdhi në pushtet në muajin prill, pas vdekjes së presidentit Bingu wa Mutharika.

Banda dhe zëvendës presidenti Khumbo Kachali do t’i zvogëlojnë pagat e tyre për 30 %, por ajo thotë se nuk do t’ia imponojë pjesës tjetër të kabinetit një veprim të tillë, duke shtuar se u takon atyre që të vetëvendosin.
XS
SM
MD
LG