Ndërlidhjet

Shumica e lokacioneve bërthamore evropiane nuk i plotësojnë standardet


Lokacioni bërthamor i Neckarwestheim në Gjermani
Lokacioni bërthamor i Neckarwestheim në Gjermani
Një draft raport i Komisionit Evropian tregon se pothuajse të gjithë reaktorët bërthamor të Evropës kanë mangësi në siguri.

Raporti, i cili pritet të publikohet nesër, thekson me qindra probleme në shumicën e 143 lokacioneve të licenuara bërthamore nëpër Evropë.

Gjithashtu vlerësohet se përmbushja e standardeve të sigurisë për çdo lokacion të tillë mund të kushtojë deri në 25 miliard euro.

Gjatë muajve të fundit janë realizuar teste të ndryshme në këto lokacione, për të parë se si mund t’i përballojnë situatat ekstreme, si tërmetet, përmbytjet apo sulmet terroriste e kibernetike.

Franca, e cila ka fuqinë më të madhe bërthamore në Evropë, ka dalë shumë keq në këtë raport. Asnjë nga 58 lokacionet bërthamore në Francë nuk i përmbushin standardet e kërkuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Nga ana tjetër, Ukraina është përmendur se nuk i plotëson kushtet në raste të tërmeteve apo kushteve ekstreme klimatike.
XS
SM
MD
LG