Ndërlidhjet

Hoxhaj: Shembja e murit të Berlinit, frymëzim edhe për Kosovën


Enver Hoxhaj - Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës
Enver Hoxhaj - Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës
Me rastin e 22-vjetorit të bashkimit zyrtar të pjesës perëndimore dhe asaj lindore të Gjermanisë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi homologut gjerman, Guido Westerwelle.

Në letër, Hoxhaj ka vlerësuar “rolin vendimtar në demokratizimin e Evropës dhe më gjerë që ka pasur rrëzimi i murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë”, duke e quajtur 3 tetorin, 1990, ditë të shënuar për lirinë dhe demokracinë e mbarë popujve të Evropës.

“Shembja e murit të Berlinit hapi rrugën e bashkimit të Gjermanisë, por edhe të bashkimit të botës kundër komunizmit. Kjo shërbeu si frymëzim edhe për popullin e Kosovës për të rrënuar murin e komunizmit në Jugosllavi dhe për t’u bashkuar me vlerat e demokracisë”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ai ka theksuar edhe mirënjohjen e popullit kosovar për ndihmën që ka dhënë Gjermania për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG