Ndërlidhjet

Një park në Çeki merr emrin e gazetares ruse Anna Politkovskaya


Ilustrim
Ilustrim
Një park në qytetin Karlovy Vary në Republikën Çeke do të riemërohet në nder të gazetares ruse, të vrarë në vitin 2006, Anna Politkovskaya.

Drejtori i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, me bazë në Pragë, Marek Svoboda tha sot se autoritetet e Karlovy Vary-t e kanë përkrahur iniciativën e kësaj organizate dhe se parku që ndodhet në qendër të këtij qyteti do të riemërohet sipas emrit të gazetares ruse që nga dita e nesërme ( 4 tetor ).

Anna Politkovskaya ishte vrarë në vitin 2006 në Moskë, pas publikimit të artikujve kritik ndaj veprimeve të qeverisë ruse lidhur me luftën në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG