Ndërlidhjet

Prishtinë: Mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Grave


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Në Prishtinë sot fillon Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Femrave, në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e afro 100 vendeve.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe Melanee Verveer, ambasadore amerikane për çështje globale të femrave, dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Departamenti amerikan i shtetit ka paralajmëruar se Ambasadorja Verveer, në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, do të flasë në temën: “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”.

Samiti organizohet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ky samit, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të adresojë çështje të zhvillimit të gruas, pjesëmarrjes politike dhe statusit social të saj.
XS
SM
MD
LG