Ndërlidhjet

Merkel viziton Greqinë


Angela Merkel
Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë në javën e ardhshme në Greqi, për herë të parë që kur shpërtheu kriza e borxhit.

Ajo do të takojë kryeministrin e vendit, i cili paralajmëroi të premten se Athina do të mbesë pa para në fund të nëntorit, në qoftë se nuk e merr pjesën tjetër të pakos shpëtuese kreditore.

Për shkak se Gjermania ka qenë shtytëse e shkurtimeve shtrënguese në Greqi në këmbim të kredisë, Merkel ka qenë vazhdimisht objekt i zemërimit në protestat publike në Athinë.

Fotografia e saj është montuar nga gazetat greke, që të dukej si një oficere naziste dhe si një e burgosur në Gjirin e Guantanamos.

Autoritetet gjermane e kanë quajtur vizitën e saj si “normale”.
XS
SM
MD
LG